Putini ngarkon Medvedevin për krijimin e qeverisë së re
May 09, 2018 09:20 Europe/Tirane
Presidenti i rizgjedhur rus, Vladimir Putin, emëroi zyrtarisht më 8 maj Dimitry Medvedev-in si Kryeministër të qeverisë së re të Federatës Ruse dhe sipas ligjit, Medvedev-i duhet ta formojë qeverinë e re brenda një jave.
Pas propozimit të Presidentit Putin, Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi emërimin e Medvedev-it si Kryeministër të qeverisë së re të Rusisë. Duke folur para Dumës, Putini tha se gjatë gjashtë vjetëve të kaluar, qeveria e kryesuar nga Medvedev-i përballoi me sukses probleme të ndryshme e të papritura shtetërore, duke mbrojtur perspektivën e zhvillimit të Rusisë dhe zgjeruar shanset e zhvillimit afatgjatë dhe afatmesëm të vendit.
Tags