Putin takon Natanjahun
Kryeministri i regjimit sionist i cili ka udhëtuar në Moskë, ka zhvilluar një takim me presidentin rus.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Benjamin Natanjahu, disa orë pas njoftimit të Donald Trump për daljen e SHBA nga marrëveshja bërthamore, a udhëtuar për në Moskë, ku ka zhvilluar një takim me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë. Në muajt e fundit Putin dhe Natanjahu janë takuar disa herë për të diskutuar në lidhje me luftën në Siri dhe praninë e Iranit në këtë vend. Natanjahu para udhëtimit në Moskë, para gazetarëve ka thënë: Takimet tona gjithmonë janë të rëndësishme, posaçërisht ky takim. Natanjahu në udhëtimin e sotëm do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e 73 të fitores në Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet në Moskë.