Macron: Gjermania të jetë në lartësinë e reformave në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75070-macron_gjermania_të_jetë_në_lartësinë_e_reformave_në_evropë
Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot Gjermanisë, ku do t’i dorëzohet sot një çmim evropian, të jetë në lartësinë e reformave në Evropë, që janë bërë më të nevojshme se kurrë nga braktisja e multilaterizmit nga Donald Trump.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 10, 2018 11:37 Europe/Tirane
  • Macron: Gjermania të jetë në lartësinë e reformave në Evropë

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot Gjermanisë, ku do t’i dorëzohet sot një çmim evropian, të jetë në lartësinë e reformave në Evropë, që janë bërë më të nevojshme se kurrë nga braktisja e multilaterizmit nga Donald Trump.

Kriza diplomatike e hapur nga njoftimi për tërheqjen amerikane nga marrëveshja për programin bërthamor iranian, do të peshojë në ceremoninë e dhënies së çmimit Charlemagne, dhënë presidentit francez për vizionin e fortë për një Evropë të re. Është kancelarja gjermane ajo që është zgjedhur për t’i bërë elozhe liderit të ri evropian, një vit pas marrjes së funksionit të tij. Por, që prej mbërritjes së tij dje në mbrëmje në kryeqytetin e Karlit të Madh, Emmanuel Macron shfaqi modelin e debatit. Ne jemi në një moment historik për Europën”, deklaroi ai. Evropa është tashmë e ngarkuar për të garantuar këtë rend shumëpalësh që ne kemi krijuar në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe që shpeshherë është tronditur”, shtoi ai në një intervistë për televizionin publik gjerman. Për çështjen iraniane, evropianët kanë shprehur kundërshtimet e tyre përballë Uashingtonit. Paris, Berlini dhe Londra kanë reaguar menjëherë për të shprehur keqardhjen për vendimin e Donald Trump. Për Parisin, kriza mbi Iranin mund të konsiderohet si një test i vullnetit për të vendosur sovranitetin evropian, që Emmanuel Macron nuk resht së kërkuari në fjalimet e tij rithemelimin e Bashkimit Evropian.