Hebreu që i mbijetoi Holokaustit pranon Islamin
May 10, 2018 14:37 Europe/Tirane
Në ditën kombëtare të zisë për viktimat e Holokaustit në Holandë, Xhamia Blu e Amsterdamit raportoi se një i mbijetuar hebre i Holokaustit ishte konvertuar në Islam.
Një video në Facebook, e publikuar më 4 maj, në Ditën Përkujtimore të Holandës, tregon Sal van Coeverden 87 vjeçar në një karrige me rrota duke thënë Shahadetin në arabisht pas Imam Jasin Elforkanit gjatë një ceremonie në Xhaminë Blu të Amsterdamit. Kjo nuk është hera e parë që Xhamia Blu e Amsterdamit ka njoftuar konvertimin e një hebreu në Islam. Në vitin 2013, 25-vjeçari hebre, Yair van der Roer, gjithashtu u konvertua në Islam në këtë xhami.
Tags