Caktohet vendi dhe data e takimit Trump-Kim Jong Un
May 11, 2018 09:23 Europe/Tirane
Presidenti Donald Trump tha të enjten se takimi i tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un do të zhvillohet më 12 qershor në Singapor.
Kjo është hera e parë që një president i SHBA-së do të takohet me një kryetar shteti të Koresë së Veriut, duke shënuar një kthesë të jashtëzakonshme në marrëdhëniet mes dy vendeve që nga viti i kaluar, kur kombet dukeshin se ishin në prag të konfliktit. Presidenti Trump e zbuloi datën dhe vendndodhjen e takimit të parashikuar në një postim në twitter të enjten në mëngjes.
Tags