Antonio Guterres: Të ndalohen armiqësitë në Lindjen e Mesme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75162-antonio_guterres_të_ndalohen_armiqësitë_në_lindjen_e_mesme
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi ndalimin e menjëhershëm të të gjitha "akteve armiqësore", për të shmangur "një shpërthim të ri" në Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2018 14:03 Europe/Tirane
  • Antonio Guterres: Të ndalohen armiqësitë në Lindjen e Mesme

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi ndalimin e menjëhershëm të të gjitha "akteve armiqësore", për të shmangur "një shpërthim të ri" në Lindjen e Mesme.

Komentet vijnë pasi forcat e regjimit sionist bombarduan brenda Sirisë. Izraeli tha se sulmet janë përgjigje ndaj sulmeve me raketambi pozicionet e tij në Lartësitë Golan. Regjimi sionist po ashtu kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe sekretari i përgjithshëm t'i dënojnë sulmet. Guterres i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të "jetë aktiv rreth çështjes dhe t'i mbajë përgjegjësitë e tij" sipas Kartës së OKB-së.