Avionët amerikanë vëzhgojnë në ajër për 40 minuta dy bombardues rusë
May 12, 2018 09:15 Europe/Tirane
Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se avionët luftarakë amerikanë kanë vëzhguar për 40 minuta në ujërat ndërkombëtare të Alaskës dy bombardues strategjikë rusë.
Avionët luftarakë F-22 të forcave ajrore amerikane kanë vëzhguar dy bombardues strategjik rusë Tupolev-95, ku i kanë kërkuar atyre të largohen nga zona e identifikimit të sistemit të mbrojtjes ajrore të SHBA. Kanali rus TV 24 po ashtu ka njoftuar se bombarduesit rus Tupolev-95 nuk kanë shkelur hapësirën ajrore amerikane.
Tags