Erdogan:"Ju pëlqen apo jo, Turqia gjithnjë e më e fuqishme"
"Ju pëlqen apo jo, Turqia do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e fuqishme", ka thënë Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyp Erdogan sot në Stamboll, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbylljes së takimeve ndërkombëtare të studentëve, e organizuar nga Federata e Shoqatave Ndërkombëtare Studentore.
Duke komentuar rreth qëndrimit të Francës ndaj Turqisë, ai tha se i pëlqen apo nuk i pëlqen Francës, vendi i tij do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm. "Mund të shihni se çfarë ka bërë Franca kohët e fundit kundër Turqisë. Nëse ju pengon se Turqia po bëhet më e fortë, nëse ju pëlqen apo jo, ne do të bëhemi gjithnjë e më të fortë", ka thënë Erdogan. Erdogan gjithashtu kritikoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së. "Ne tani pyesim 196 vendet: Vallë ju nuk keni të drejtë të jeni anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së?' Pesë anëtare të përhershme, 15 anëtare të përkohshme dhe 20 anëtare, të gjithë këto 20 anëtare të jenë të përhershme dhe të shkohet në sistemin e rotacionit. Të gjitha këto 20 anëtare të jenë anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kështu që do të jetojë anëtarësimi i 196 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit", tha Erdogan. Duke theksuar se aktualisht nuk ka asnjë vend me popullsi muslimane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Erdogan potencoi: "Si është e mundur? Ne duam drejtësi. OKB-ja është formuar për të vendosur drejtësinë, por a kemi ne aktualisht një qasje të tillë?. Nuk e kemi. Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë, ne kërkojmë drejtësi për njerëzimin, herët a vonë do t'ia dalim. Ndoshta jo menjëherë, por një ditë me siguri do t'u përgjigjen kërkesave tona për drejtësinë e të gjithë të shtypurve në botë".