Erdogan kritikon veprimtarinë luftënxitëse të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75380-erdogan_kritikon_veprimtarinë_luftënxitëse_të_izraelit
Presidenti i Turqisë ka kritikuar regjimin sionist për veprimet e tij luftënxitëse dhe për përhapjen e tmerrit dhe dhunës në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 14, 2018 03:33 Europe/Tirane
  • Erdogan kritikon veprimtarinë luftënxitëse të Izraelit

Presidenti i Turqisë ka kritikuar regjimin sionist për veprimet e tij luftënxitëse dhe për përhapjen e tmerrit dhe dhunës në rajon.

Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së tij për në Angli në një intervistë për kanalin BBC ka kritikuar sulmet e fundit të regjimit sionist kundër Sirisë dhe shtoi se Izraeli në rajonin e Lindjes së Mesme vazhdimisht përhap tmerr, dhunë dhe nxit luftëra. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar regjimin izraelit për përdorimin e "agresionit të panevojshëm" në Siri pas sulmeve ajrore të fundit izraelite në Sirinë e shkatërruar nga lufta, duke thënë se Tel Avivi po e shtyn Lindjen e Mesme në luftë. Presidenti turk i bëri komentet të dielën në një intervistë me BBC Arabic, duke thënë se regjimi okupues izraelit "po mbjell frikë dhe po e  shtyn drejt luftës rajonin e Lindjes së Mesme ". Në deklaratat e tij, Erdogan kritikoi edhe vendimin e marrë të martën e kaluar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore me Iranin duke shtuar se ky veprim do të tensionojë edhe më shumë situatën në rajon dhe në botë. Erdogan hodhi poshtë se lartësitë Golan që ndodhen 70 km larg Damaskut janë sulmuar nga raketat e Iranit nëpërmjet territorit të Sirisë tha se Damasku zyrtar disa herë ka deklaruar se raketat e lëshuara në këtë rajon janë përgjigje e ushtrisë siriane ndaj sulmeve izraelite në rajonin Genitra. Regjimi sionist që nga koha e formimit të tij, është bërë faktor destabilizues i rajonit. Ky regjim historikun e tij e ka të mbushur me dhunën ndaj popullit palestinez, pushtimin e Palestinës dhe dhunën që ushtrohet ndaj palestinezëve si dhe me agresionet e kryera ndaj vendeve të tjera. Gjithashtu ky regjim është përgjegjës për vrasjen e qindra shtetasve të vendeve islamike mes tyre edhe të shkencëtarëve bërthamorë iranianë. Si rezultat protesta dhe kundërshtimi i veprimeve luftënxitëse të regjimit sionist është përgjegjësi e të gjitha vendeve islamike. Kjo për arsye se regjimi sionist nuk është kërcënim vetëm për popullin palestinez por edhe për paqen dhe sigurinë e të gjitha vendeve të rajonit. Këtë e tregon edhe pushtimi i rajoneve Golan dhe i shkretëtirës Sinai nga ana e regjimit sionist. Sa i përket çështjes së Sirisë duhet thënë se agresioni dhe sulmet e regjimit sionist në Siri bëhen për të shpëtuar terroristët dhe për të ngritur lart pozitën tashmë të dëmtuar të tyre. Boshti Sionizëm-Amerikë-Arabi Saudite mundohet që të anashkalojë dhe zbehë rolin e negociatave të Astanasë dhe çështjes së krijimit të zonave për uljen e tensioneve në Siri. Kjo përpjekje bëhet për të stabilizuar akoma më shumë pushtimin e rajonit Golan nga ana e regjimit sionist. Lery Hanouer ekspert i institutit Rand lidhur me qëllimet e regjimit sionist shkruan: Izraeli mundohet të pengojë ato pale të qeverisë siriane që synojnë sovranitetin e lartësive Golan. Përveç kësaj regjimi sionist mundohet të krijojë garanci për terroristët në Siri dhe këtë mundohet ta realizojë me strategji të ndryshme. Një prej këtyre strategjive që ka për qëllim mbrojtjen e grupeve terroriste mes tyre grupin terrorist ISIS, është sulmi i Izraelit ndaj boshtit të rezistencës në Siri. Turqia si një prej palëve pjesëmarrëse në negociatat e Astanasë është e shqetësuar nga sabotimet e vazhdueshme të regjimit sionist. Për këtë arsye presidenti i Turqisë e konsideron përgjegjësi të tij që të paralajmërojë regjimin sionist dhe të deklarojë se vazhdimi i politikave sabotuese të këtij regjimi mund të dëmtojë popujt e rajonit dhe interesat kombëtare të Sirisë.