Pompeo: Evropa nuk pranon ndryshimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75384-pompeo_evropa_nuk_pranon_ndryshimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Mike Pompeo, sekretari amerikani shtetit, pasi ka pohuar pamundësinë e vendit të tij për të bindur Evropën që të ndjekë Amerikën ka thënë: Evropianët nuk janë të gatshëm për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore mirëpo ne shpresojmë akoma.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 14, 2018 03:33 Europe/Tirane
  • Pompeo: Evropa nuk pranon ndryshimin e marrëveshjes bërthamore

Mike Pompeo, sekretari amerikani shtetit, pasi ka pohuar pamundësinë e vendit të tij për të bindur Evropën që të ndjekë Amerikën ka thënë: Evropianët nuk janë të gatshëm për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore mirëpo ne shpresojmë akoma.

Mike Pompeo në një intervistë për kanalin CBS foli mbi përpjekjet e tij për arritjen e një akordi me palën evropiane dhe ka thënë: Evropa kishte pothuajse 90 ditë afat kohë mirëpo ajo nuk pranoi ndryshimin e marrëveshjes bërthamore. Siç pretendoi Pompeo ai do të vazhdojë përpjekjet me intensitet të lartë për të arritur atë që e ka quajtur një marrëveshje të madhe. Vlen të theksohet se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka ngjallur mjaft reagime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe është kundërshtuar fuqishëm nga pala evropiane.