Një familje indoneziane kryen sulm vetvrasës në selinë e policisë
May 14, 2018 14:17 Europe/Tirane
Policia në Indonezi ka njoftuar se një sulm me bomba ka ndodhur në selinë e policisë në qytetin Surabaya dhe është kryer nga një familje me pesë anëtarë.
Sulmesit me motoçikleta kanë kryer sulmin vetëvrasës te selia e policisë në Surabaya, një ditë pasi një vale të shpërthimeve të përgjakshme në qytetin indonezian. Autoritetet kanë thënë se një vajzë e vogël që ka qenë me grupin i ka mbijetuar sulmit, që ka plagosur të paktën 10 persona. Sulmet e fundit kanë ndodhur pas tri akteve të përgjakshme që kanë ndodhur të dielën, duke lënë të vdekur 13 persona dhe më shumë se 40 të tjerë të plagosur. Këto sulme janë cilësuar më të rëndat në Indonezi në më shumë se një dekadë.
Tags