Rusia reagon ashpër ndaj transferimit të ambasadës amerikane në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75476-rusia_reagon_ashpër_ndaj_transferimit_të_ambasadës_amerikane_në_kods
Ministri i jashtëm i Rusisë ka kritikuar ashpër transferimin e ambasadës amerikane në Kods duke e cilësuar atë veprim negativ që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 15, 2018 10:33 Europe/Tirane
  • Rusia reagon ashpër ndaj transferimit të ambasadës amerikane në Kods

Ministri i jashtëm i Rusisë ka kritikuar ashpër transferimin e ambasadës amerikane në Kods duke e cilësuar atë veprim negativ që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare.

Sergei Lavrov, pas bisedimeve të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të Rusisë dhe Egjiptit, në një konferencë të përbashkët për shtyp ka thënë se Moska shumë herë ka deklaruar qëndrimin e saj kundër transferimit të ambasadës amerikane në qytetin Kods. Ministri i jashtëm i Rusisë tha se Moska ashtu si Bashkësia Ndërkombëtare është e mendimit se ky veprim është i njëanshëm. Amerika dje ka përuruar ambasadën e saj të re në qytetin Kods. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump u mor në kohën kur AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.