Hebrenjtë në Amerikë protestojnë kundër sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75484-hebrenjtë_në_amerikë_protestojnë_kundër_sionistëve
Me qindra hebrenj të Amerikës, dinë e hënë kanë protestuar në Uashington kundër transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem dhe kundër vrasjes së palestinezëve nga ana e regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 15, 2018 10:34 Europe/Tirane
  • Hebrenjtë në Amerikë protestojnë kundër sionistëve

Me qindra hebrenj të Amerikës, dinë e hënë kanë protestuar në Uashington kundër transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem dhe kundër vrasjes së palestinezëve nga ana e regjimit sionist.

Protestuesit janë mbledhur në rrugën Pensilvania përballë hotelit Trump, kanë hedhur slogane si “ Ndërprisni dhunën”. Mbi bluzat e shumë protestuesve shkruhej “ E ardhmja e hebrenjve varet nga çlirimi i Palestinës”. Ata gjithashtu ambasadën amerikane në Jerusalem e kanë quajtur ambasada pushtuese. Njëkohësisht me hapjen e ambasadës së re amerikane në Jerusalem, populli palestinez është ngritur në protesta, të cilave regjimi sionist iu përgjigje me dhunë duke vrarë dhe plagosur me mijëra palestinezë.