Britania nuk do të kërkojë zgjatje të periudhës tranzitore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75614-britania_nuk_do_të_kërkojë_zgjatje_të_periudhës_tranzitore
Britania nuk do të kërkojë zgjatjen e periudhës tranzitore dyvjeçare pasi të largohet nga Bashkimi Evropian, ka thënë ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 16, 2018 08:55 Europe/Tirane
  • Britania nuk do të kërkojë zgjatje të periudhës tranzitore

Britania nuk do të kërkojë zgjatjen e periudhës tranzitore dyvjeçare pasi të largohet nga Bashkimi Evropian, ka thënë ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington.

Qeveria ka njoftuar se muajin tjetër do të publikojë plane të detajuara për marrëdhëniet e planifikuara për të ardhmen në mes të Britanisë dhe BE-së. “Jo vetëm që ne nuk jemi duke kërkuar periudhë më të gjatë tranzitore, por edhe Bashkimi Evropian e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk mund ta përdorim Artikullin 50 kur flasim për marrëdhënie afatgjata”, ka thënë Lidington për BBC-në kur është pyetur për Letrën e Bardhë. “Ekziston një marrëveshje për tërheqje e cila flet për një periudhë deri në fund të vitit 2020. Deri atëherë presim që të pajtohemi për gjërat thelbësore, ndërsa gjatë periudhës pasuese është i ashtuquajturi Traktati i Madh që përcakton kushtet e marrëdhënies së ardhshme”, është shprehur ai.