BE i vendosur të ruajë marrëveshjen bërthamore
Bashkimi Evropian do të mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit, tha të enjten presidenti i Këshillit Europian.
"Për marrëveshjen bërthamore të Iranit, ne ramë dakord në mënyrë unanime se BE do të qëndrojë në marrëveshje për sa kohë që Irani mbetet plotësisht i angazhuar në të", tha Donald Tusk në një konferencë shtypi në margjinat e një samiti dy-ditor të BE-së në kryeqytetin bullgar Sofje. "Ne gjithashtu vendosëm të lejojmë Bankën Europiane të Investimeve të lehtësojë investimet e kompanive evropiane në Iran. Komisioni Europian do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Iranin, "shtoi ai. BE, shtoi Donald Tusk, ka udhëzuar Komisionin Evropian që nëse është e nevojshme të mbrojë interesat e firmave evropiane që punojnë me Teheranin nga sanksionet e SHBA.