Sekreti i MH370 i lidhur me vetëvrasje!
Ekspertët ndërkombëtar të industrisë ajrore këtë javë kanë deklaruar se shkaku i rrëzimit të avionit MH370 të Malajzisë ishte vetëvrasja e pilotit dhe në këtë mënyrë kanë paraqitur një hipotezë të re për të thyer heshtjen e rënë të katër viteve të kaluara në lidhje me shkakun e humbjes dhe rrëzimit të këtij avioni.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se një grup i përbërë nga pesë analistë dhe ekspertë të industrisë së transportit ajror civilë këtë javë kanë deklaruar se në bazë të dëshmive dhe dokumenteve të mbledhura rreth këtij aksidenti ajror, kanë ardhur në këtë përfundim se kapiteni Zuhri Ahmedshah 53 vjeçar është shkaktari kryesor për humbjen e avionit të transportit civil MH370 në vitin 2014 dhe aksidentit tragjik ajror për të cilin mendohej se ishte një veprim i bërë me qëllim. Sipas këtyre deklarata, kapiteni i këtij avioni para “kërcimit të vdekjes” drejtë ujërave të thella në oqean, nuk ka dërguar kurrfarë mesazhi për ekzistimin e ndonjë problemi teknik të avionit dhe kjo ngjarje ka ndodhë ka ndodhur në mënyrë të papritur pa paraqitur kurrfarë kërkese për ndihmë, pa dhënë kurrfarë alarmi ose mesazhi që zakonisht e bëjnë pilotët e avionëve gjatë ndodhjes së ndonjë aksidenti.