Orban bën thirrje për forcimin e kufirit hungarez
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75800-orban_bën_thirrje_për_forcimin_e_kufirit_hungarez
Kryeministri hungarez Viktor Orban morri mandatin e tij të tretë dhe bëri thirrje për forcimin e kufinjëve të Hungarisë në mënyrë që të ndalohet hyrja e emigrantëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2018 17:22 Europe/Tirane
  • Orban bën thirrje për forcimin e kufirit hungarez

Kryeministri hungarez Viktor Orban morri mandatin e tij të tretë dhe bëri thirrje për forcimin e kufinjëve të Hungarisë në mënyrë që të ndalohet hyrja e emigrantëve.

Orban tha se Hungaria duhet të forcojë mbrojtjen në mënyrë që të trajtojë "dhjetëra mijëra" emigrantë që shkojnë në Evropën Perëndimore. Koalicioni i partisë së tij Fides dhe Partia Kristian Demokrate fituan 133 nga 199 vende në parlament. Kryeministri hungarez, gjithashtu tha se fokusi ekonomik i Evropës po lëviz në lindje."Në vitin 1990, Evropa ishte e ardhmja jonë dhe tani ne jemi e ardhmja e Evropës", shtoi Orban.