Putin flet për armë të reja bërthamore për ushtrinë ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75818-putin_flet_për_armë_të_reja_bërthamore_për_ushtrinë_ruse
Presidenti i Rusisë ka njoftuar se Moska do t’i dorëzojë ushtrisë armë të reja bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2018 05:11 Europe/Tirane
  • Putin flet për armë të reja bërthamore për ushtrinë ruse

Presidenti i Rusisë ka njoftuar se Moska do t’i dorëzojë ushtrisë armë të reja bërthamore.

Vladimir Putin në një takim të organizuar në Soçi ka folur për sistemin e ri dhe të përparuar bërthamore hypersonic që vitin e ardhshëm do t’i dorëzohet ushtrisë dhe për sistemin e ri raketor Sarmat që do t’i dorëzohet ushtrisë ruse deri në vitin 2020. Presidenti Putin tha se sistemi i ri raketor Hypersonic Kinzhal dhe armët bërthamore janë publikuar në muajin mars dhe do të vihen në shërbim të ushtrisë. Në muajin mars presidenti i Rusisë publikoi një raketë të re bërthamore me rreze tepër të gjatë veprimi dhe një nëndetëse automatike për të sulmuar mjetet e lundrimit dhe anijet e rënda bërthamore.