Limuzina e Putin më e fortë apo e Trump?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75828-limuzina_e_putin_më_e_fortë_apo_e_trump
Revista "Newsweek" ka bërë një krahasim mes limuzinës së Putin dhe Trump, presidentëve të Rusisë dhe Amerikës nga aspekt të ndryshme dhe në mënyrë shumë precize.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2018 06:05 Europe/Tirane
  • Limuzina e Putin më e fortë apo e Trump?

Revista "Newsweek" ka bërë një krahasim mes limuzinës së Putin dhe Trump, presidentëve të Rusisë dhe Amerikës nga aspekt të ndryshme dhe në mënyrë shumë precize.

Krahasimi i limuzinës së prodhuar nga "Kadilak" të presidentit amerikan Donald Trump dhe limuzinës së projektit "Kartezh" që i përket presidentit rus Vladimir Putin, u bë një temë e nxehtë për revistën e njohur "Newsweek". Kjo revistë ka bërë një krahasim shumë preciz të limuzinave të dy liderëve politikë të Amerikës dhe Rusisë ka publikuar rezultatin e këtij krahasimi në një raport të veçantë. Sipas analizave të bëra, limuzina e Putin e cila është e ngjashme me limuzinën britaneze Rolls Royce Ghost dhe Rolls Royce Phantom, nga aspekti i motorit është më e fuqishme se sa limuzina e Trump. Shkaku i këtij superioriteti të limuzinës së Putin është kjo që ajo është e pajisur me motor 12 V që është më i fuqishëm se motori 8V i Kadilak amerikan i Trump.  

Mirëpo limuzina e Trump, çfarë privilegje të dalluara ka? Në përgjigje të kësaj pyetje duhet thënë se privilegji i vetëm i limuzinës së presidentit të Amerikës është pesha e saj 1.5 ton që do të thotë se ajo është më e rënë se sa limuzina e Putin. Vlen të theksohet se raporti i publikuar nga kjo revistë ka tërhequr vëmendjen në masë të madhe në mesin e të interesuarve në fushën e makinave dhe çdo kush ka pikëpamje të ndryshme në lidhje me këtë çështje.