Putin: S'ka sistem të ndalë armët e reja bërthamore ruse
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se armët e reja bërthamore të Rusisë do t'i dorëzohen ushtrisë e vendit brenda dy viteve të ardhshme.
Putin tha se shpërndarja e sistemit të ri hipersonik Avangard do të fillojë vitin e ardhshëm, me raketat e reja balistike ndërkontinentale Sarmat (ICBM) që hyjnë në funksion në vitin 2020. Presidenti rus më tej insistoi se armët e reja bërthamore tejkalojnë çdo dizajn të huaj, duke thënë: "Këto sisteme unike të armëve janë vite dhe ndoshta edhe dekada ndaj çdo analoge të huaj". "Ato i kanë bërë të padobishme dhe të vjetëruara sistemet shumë të shtrenjta të huaja", shtoi ai. Avangard ka një rreze veprimi ndërkontinentale dhe mund të fluturojë në atmosferë me një shpejtësi 20 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Raketa bërthamore ndërkontinentale Sarmat do të zëvendësojë raketën Vojvoda e dizajnuar nga sovjetikët, ICBM-ja më e rëndë në botë, e njohur në Perëndim si "Satani", e cila përmban 10 mbushje bërthamore.