Erdogan: Jezuralemi, vija e kuqe e botës islame
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75868-erdogan_jezuralemi_vija_e_kuqe_e_botës_islame
Statusi i Jerusalemit është një "vijë e kuqe" për botën muslimane, tha Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas një takimi të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 19, 2018 19:26 Europe/Tirane
  • Erdogan: Jezuralemi, vija e kuqe e botës islame

Statusi i Jerusalemit është një "vijë e kuqe" për botën muslimane, tha Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas një takimi të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Erdogan në një konferencë shtypi të shtunën, deklaroi:" "Sot kemi mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në mbështetje të palestinezëve dhe duke i dërguar një sinjal serioz Izraelit. Në rezolutën tonë, ne theksuam se Jeruzalemi është "vija e kuqe" e jona. Ne nuk e njohim vendimin e SHBA-së për të transferuar ambasadën atje. Politika amerikane e inkurajon edhe më shumë Izraelin. Udhëheqja amerikane ka dënuar palestinezët, ndërsa Izraeli, i cili shkel ligjin ndërkombëtar dhe vret civilët, është shpërblyer." Ai gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të njohë zyrtarisht Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e Palestinës dhe të fillojë një "hetim mbi krimet e Izraelit".