BE dhe India ngrihen kundër veprimeve ekonomike të Amerikës.
India dhe BE do të ndërmarrin veprime hakmarrëse ndaj veprimeve ekonomike të Amerikës.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, India dhe Evropa për tu hakmarrë ndaj Amerikës i kanë dorëzuar OBT një listë me produktet amerikane ndaj të cilave do të vendosen tarifa të ashpra doganore. India dhe Evropa i kanë deklaruar OBT se Amerika ka vendosur miliona dollarë tarifa doganore ndaj tyre për shkak të tarifave të aluminit dhe çelikut dhe për këtë arsye India dhe BE do të vendosin tarifa doganore ndaj produkteve amerikane. Hakmarrja e BE ndaj veprimeve ekonomike të Amerikës ka nisur menjëherë pasi bisedimet mes palëve për heqjen e tarifave doganore të çelikut dhe aluminit nuk kanë sjellë rezultat. Donald Trump president i Amerikës ka marrë vendim që të vendosë tarifa doganore me 10-25 për çelikun dhe aluminin e importuar nga vendet e tjera.