Gjermania thekson nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75926-gjermania_thekson_nevojën_për_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka theksuar nevojën e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe për ta zbuar atë plotësisht.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 20, 2018 08:30 Europe/Tirane
  • Gjermania thekson nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka theksuar nevojën e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe për ta zbuar atë plotësisht.

Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në një prononcim për media, ka thënë: “Bashkimi Evropian nuk duhet të heqë dorë nga marrëveshja bërthamore dhe duhet të vazhdojë përpjekjet e tij për ta ruajtur dhe zbatuar marrëveshjen bërthamore të arritur me Grupit 5+1 dhe Iranit. BE disa herë ka deklaruar për palën amerikane se dëshiron të mbetet në marrëveshjen bërthamore”. Heiko Maas në lidhje me kërcënimin e Amerikës për bashkëpunimin ekonomikë të palës evropiane me Iranin, shtoi: “Evropianët gjatë bisedimeve që kanë zhvilluar, të gjithë kanë kërkuar vazhdimin e bashkëpunimeve ekonomike me Iranin. Marrëveshja bërthamore ka treguar në mënyrë të qartë se Irani nuk synon të prodhojë armë bërthamore, ndërsa pa këtë marrëveshje nuk ekziston kurrfarë garancie në lidhje me këtë çështje”,- ka theksuar ndër të tjera Heiko Maas.