Tereza Mej kritikon politikën skoceze kundër "Brexit"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75930-tereza_mej_kritikon_politikën_skoceze_kundër_brexit
Kryeministrja britanike kritikoi politikën skoceze për largimin e vendit nga Bashkimi Europian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2018 08:31 Europe/Tirane
  • Tereza Mej kritikon politikën skoceze kundër

Kryeministrja britanike kritikoi politikën skoceze për largimin e vendit nga Bashkimi Europian.

Tereza Mej përveçse ka kritikuar kundërshtimin e Skocisë ndaj Brexit, ka thënë se qëllimi i vetëm i Nikola Sturgeon, ministrit të parë të Skocisë në kundërshtimin e Brexit, është ndarja e Britanisë dhe pavarësia e Skocisë. Britania dhe Bashkimi Europian kanë arritur marrëveshjen që do të çojë në tërheqjen e rregullt të britanikëve nga unioni. Negociatorët e Brexit Michel Barnier dhe David Davis deklaruan se ata kanë rënë dakord në kushtet për periudhën e tranzicionit, duke e konsideruar këtë lajmërim si “një hap vendimtar”.