Deputeti i parlamentit evropian: Izraeli duhet sanksionuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75990-deputeti_i_parlamentit_evropian_izraeli_duhet_sanksionuar
Patrick Le Hyaric, deputet i parlamentit evropian, duke reaguar ndaj vrasjes dhe plagosjes së mijërave palestinezëve në protestën për të drejtën e kthimit në Gaza ka kërkuar ndëshkimin dhe vendosjen e sanksioneve kundër regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 21, 2018 09:34 Europe/Tirane
  • Deputeti i parlamentit evropian: Izraeli duhet sanksionuar

Patrick Le Hyaric, deputet i parlamentit evropian, duke reaguar ndaj vrasjes dhe plagosjes së mijërave palestinezëve në protestën për të drejtën e kthimit në Gaza ka kërkuar ndëshkimin dhe vendosjen e sanksioneve kundër regjimit sionist.

Ai ditën e hënë në selinë e Parlamentit Evropian deklaroi se Izraeli ka pushtuar Palestinën dhe rripin e Gazës e ka kthyer në një burg të madh. Hyaric tha se Evropa duhet të vendosë sanksione ndaj Izraelit dhe ta detyrojë atë që të ndërpresë procesin e ndërtimit të kolonive sioniste, atë të shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve, si dhe t’i japë fund rrethimit të Gazës. Vlen të theksohet se që nga nisja e protestës për të drejtën e kthimit më 30 mars, e deri tani me qindra palestinezë janë martirizuar dhe me mijëra të tjerë janë plagosur.