Kina do të zbatojë angazhimet e saj në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76094-kina_do_të_zbatojë_angazhimet_e_saj_në_marrëveshjen_bërthamore
Zëdhënësi i MPJ të Kinës theksoi se vendi i tij do të zbatojë të gjitha angazhimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2018 04:41 Europe/Tirane
  • Kina do të zbatojë angazhimet e saj në marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësi i MPJ të Kinës theksoi se vendi i tij do të zbatojë të gjitha angazhimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Lu Kang, tha se BE si koordinator për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, është konsultuar me Iranin, Kinën, Rusinë, Francën, Gjermaninë dhe Anglinë për organizimin e takimit të ardhshëm që do të mbahet të premten në Vjenë. Takimi ka për qëllim analizimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Kina nga ana e saj thekson ruajtjen dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe ajo do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të komisionit të përbashkët për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Vlen të theksohet se takimi i ardhshëm i komisionit për zbatimin e marrëveshjes bërthamore do të mbahet pa praninë e Amerikës.