Anulohet takimi Trump- Kim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76326-anulohet_takimi_trump_kim
Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar një takim të planifikuar me liderin koreano-verior Kim Jong-un. Ai tha se kishte marrë një vendim, bazuar në zemërimin e jashtëzakonshëm dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në një deklaratë të fundit të Koresë së Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2018 14:13 Europe/Tirane
  • Anulohet takimi Trump- Kim

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar një takim të planifikuar me liderin koreano-verior Kim Jong-un. Ai tha se kishte marrë një vendim, bazuar në zemërimin e jashtëzakonshëm dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në një deklaratë të fundit të Koresë së Veriut.

Trump tha se takimi i planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor, do të ishte tani i papërshtatshëm. Në një letër drejtuar Kim Jong-un, Trump nënvizon gjithsesi se pret që një ditë të takohet me të. “E prisja me padurim takimin me ju. Fatkeqësisht, bazuar në zemërimin e jashtëzakonshëm dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se një takim tani do të ishte i papërshtatshëm”, tha Trump.“Ju flisni për aftësitë tuaja bërthamore, por tonat janë aq të mëdha dhe aq të fuqishme sa unë i lutem Zotit të mos duhet t’i përdorim kurrë”, shtoi ai. Trump e mbyll letrën duke thënë se Kim Jong-un mund t’i telefonojë atij, nëse ndryshon mendje.  Më herët, të enjten, zyrtarë koreano-veriorë kritikuan komentet e zëvendëspresidentit Mike Pence, që tha se Koreja e Veriut mund të përfundojë si Libia, duke e quajtur madje atë, budalla. Ata thanë se Koreja e Veriut nuk do të lutet kurrë për dialog dhe paralajmëruan për një konfrontim bërthamor nëse diplomacia do të dështonte.