Nuk ndalen arrestimet në Turqi, 49 në pranga
Forcat e policisë turke kanë arrestuar 49 persona të dyshuar për lidhje me lëvizjen e udhëhequr nga kleriku me banim në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin qeveria e Ankarasë e akuzon se ka organizuar përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut 2016 kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Një burim gjyqësor, duke folur në kushte anonimiteti, tha të enjten se dymbëdhjetë të dyshuar, u arrestuan në krahinat perëndimore të Izmirit dhe Çanakala, në krahinën lindore Van dhe në kryeqytetin Ankara. Burimi shtoi se 22 të dyshuar, përfshirë edhe shërbimin e personelit të ushtrisë, u arrestuan nga policia në provincën jugore të Adanasë. Përveç kësaj, 14 ish-oficerë policie dhe një mësues u arrestuan për lidhjet e tyre të dyshuara me lëvizjen Gulen në krahinën qendrore Tokat.