Koreja e Veriut shpreh keqardhje për vendimin e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76358-koreja_e_veriut_shpreh_keqardhje_për_vendimin_e_trump
Peniani thotë se është ende i hapur për bisedime me Uashingtonin pasi Presidenti i SHBA Donald Trump anuloi një samit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un të caktuar për muajin e ardhshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2018 03:09 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut shpreh keqardhje për vendimin e Trump

Peniani thotë se është ende i hapur për bisedime me Uashingtonin pasi Presidenti i SHBA Donald Trump anuloi një samit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un të caktuar për muajin e ardhshëm.

"Njoftimi i menjëhershëm i anulimit të takimit ishte i papritur për ne dhe shprehim shumë keqardhje për këtë vendim," tha Kim Kye-gwan, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, në një deklaratë të premten. "Ne përsëri theksojmë gatishmërinë tonë për t'u ulur ballë për ballë me SHBA në çdo kohë dhe në çdo formë për të zgjidhur problemet", tha zyrtari i Koresë së Veriut. Të enjten, Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar një takim të planifikuar me liderin koreano-verior Kim Jong-un. Trump tha se takimi i planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor, do të ishte tani i papërshtatshëm. Në një letër drejtuar Kim Jong-un, Trump nënvizon gjithsesi se pret që një ditë të takohet me të. Më herët, të enjten, zyrtarë koreano-veriorë kritikuan komentet e zëvendëspresidentit Mike Pence, që tha se Koreja e Veriut mund të përfundojë si Libia, duke e quajtur madje atë,idiot. Ata thanë se Koreja e Veriut nuk do të lutet kurrë për dialog dhe paralajmëruan për një konfrontim bërthamor nëse diplomacia do të dështonte.