Letra e Trump për Un shkakton humor në rrjetet sociale
Gabimet drejtshkrimore në letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u pasqyruan gjerësisht në rrjetet sociale.
Trump javën e kaluar dërgoi një letër për takimin me kreun e Koresë së Veriut të planifikuar për në 12 qershor në Singapor. Pas lëshimit të kësaj letre, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë identifikuar dhe publikuar gabimet e saj sintaksore dhe paqartësitë, duke i nënvizuar me të kuqe. Këta përdorues kanë këshilluar presidentin e Shteteve të Bashkuara të punojë në drejtshkrim. John Bolton javën e kaluar e krahasoi marrëveshjen e çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut me veprimtarinë separatiste të Libisë nën sundimin e Muamer Gadafit. Ky veprim u kundërshtua nga Koreja e Veriut dhe Donald Trump anuloi programin për takimin e Kim Jong-un, duke e quajtur këtë veprim të Koresë Veriore "armiqësi të dukshme" të këtij vendi.