Mogherini: BE prioritet për të ruajtur marrëveshjen e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76622-mogherini_be_prioritet_për_të_ruajtur_marrëveshjen_e_iranit
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini tha se Bashkimi Evropian ka vënë në rend të ditës ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe bashkëpunimin me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2018 12:09 Europe/Tirane
  • Mogherini: BE prioritet për të ruajtur marrëveshjen e Iranit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini tha se Bashkimi Evropian ka vënë në rend të ditës ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe bashkëpunimin me Iranin.

Mogherini bëri vërejtjet të hënën para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme. "Sot në rendin e ditës të takimit të ministrave të jashtëm ne e kemi vënë në rend dite marrëveshjen bërthamore me Iranin ", tha ajo. Duke iu referuar takimit të Komisionit të Përbashkët të Veprimit të mbajtur të premten në Vjenë, ajo tha: "Ne u takuam në Vjenë të premten e kaluar, vendet e mbetura në marrëveshje pa SHBA u takuan në nivel të zëvendësministrave të jashtëm së bashku edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të ANEA-së Yukiya Amano, i cili vërtetoi për herë të 11-të që Irani është plotësisht në përputhje me të gjitha angazhimet e tij të lidhur me marrëveshjen bërthamore". "Pra, ne do të punojmë për këtë, ne do të kemi edhe me ministrat mundësinë për të shkëmbyer dhe për të marrë vendime në mënyrë që të keni një sërë konkludimesh të miratuara sot".