Carlo Cottarelli - mandatar për formimin e Qeverisë së Italisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76634-carlo_cottarelli_mandatar_për_formimin_e_qeverisë_së_italisë
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, kërkoi nga ish-ekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar të formojë qeverinë, në kohën kur ky vend po përballet me krizë politike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2018 12:55 Europe/Tirane
  • Carlo Cottarelli - mandatar për formimin e Qeverisë së Italisë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, kërkoi nga ish-ekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar të formojë qeverinë, në kohën kur ky vend po përballet me krizë politike.

Carlo Cottarelli është bërë i njohur si "Zotëri Gërshëra" për shkurtimet e shpenzimeve publike në Itali. Emërimi i tij u bë pasi përpjekjet e dy partive populiste në Itali për të formuar qeverinë e koalicionit, dështuan. Emërimi, megjithatë, shihet si masë e përkohshme deri në zgjedhje të reja. Italia, ekonomia e katërt më e madhe në Eurozonë, është pa qeveri qysh nga zgjedhjet e marsit, pasi asnjë grup politik nuk ka mundur të formojë shumicën. Dy fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve - Pesë Yjet dhe Liga - kanë bërë përpjekje t'i bashkojnë forcat, por i kanë braktisur ato pasi presidenti i ka vënë veto zgjedhjes së tyre për ministrin e Financave. Veprimi i rrallë nga presidenti i ka zemëruar të dyja palët, të cilat kanë thënë se do të refuzojnë emërimin e Cottarellit në parlament. Nëse kjo ndodh, Cottarelli tha se do të japë dorëheqje dhe se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen pas gushtit.