Veprimet e Trump po e çojnë Amerikën drejt konfliktit me Kinën
Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka njoftuar se luftanijet dhe avionët e saj ishin vendosur për të intercpeptuar luftanijet amerikane të cilat kanë hyrë në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore në mënyrë që "t'i paralajmërojnë ato të largohen".
Zyrtarët amerikanë konfirmuan për mediat të dielën se dy anije luftarake të Marinës së SHBA kishin lundruar brenda 12 miljeve detare larg ishujve kinezë në Detin e Kinës Jugore. Duke reguar ndaj këtij veprimi, të cilin Pekini e cilësoi si një "provokim" dhe shkelje të sovranitetit të Kinës, Ministria kineze e Mbrojtjes tha se ishte e vendosur të forcojë gatishmërinë luftarake, të rrisë nivelin e mbrojtjes dhe të sigurojë stabilitetin rajonal. Kina ka paralajmëruar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara kundër dërgimit të luftanijeve për të patrulluar në Detin e Kinës Jugore. Uashingtoni thotë se operacione të tilla kanë për qëllim të mbrojnë "lirinë e lundrimit" në det, në një zonë strategjike për tregtinë detare me triliona dollarë çdo vit. Në fillim të muajit maj, SHBA vendosi të anulojë ftesën e saj për Kinën për të marrë pjesë në stërvitjet detare RIMPAC 2018, për shkak të "militarizimit" të Detit të Kinës Jugore, pasi disa avionë bombardues të Forcave Ajrore Kineze u ulën në ishujt në këtë zonë. James Petras, një analist politik amerikan, thekson se politikat "ekstremiste" të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kinës dhe ndaj disa shteteve të tjera anembanë botës rrezikojnë të shkaktojnë një konfrontim ushtarak. "Është shumë e qartë se në këtë kohë Uashingtoni nën Presidentin Trump ka marrë një qëndrim ekstremist dhe luftënxitës. Parada ushtarake në brigjet e Kinës është pjesë e plani që do të ketë pasoja shumë të rrezikshme të gjenerimit të një lufte në Azi, në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera", thekson ky analist politik amerikan në një intervistë për kanalin televiziv Press Tv. Ai vuri në dukje se ky veprim dhe veprime të tjera të Uashingtonit treguan se thirrja e Trump për paqe dhe pajtim me Kinën ishte më tepër një "lëvizje e rremë". Shtetet e Bashkuara supozojnë se do të kufizojnë ndikimin e Kinës në det duke shfrytëzuar si pretekst të drejtat e "lirisë së lundrimit". Kina, në përgjigje, akuzon Uashingtonin për ndërhyrje në çështjet rajonale dhe përshkallëzimin qëllimisht të situatës në rajon.