Franca liron terroristët!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76742-franca_liron_terroristët!
Prokurori francez kundër terrorizmit, Francois Molen tha sot se rreth 40 terroristë të dënuar do të lirohen nga burgjet franceze këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke paralajmëruar se kthimi i tyre në shoqëri “është një rrezik i madh”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 29, 2018 12:28 Europe/Tirane
  • Franca liron terroristët!

Prokurori francez kundër terrorizmit, Francois Molen tha sot se rreth 40 terroristë të dënuar do të lirohen nga burgjet franceze këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke paralajmëruar se kthimi i tyre në shoqëri “është një rrezik i madh”.

Molen i tha televizionit francez “BFM”, se Franca ende është duke u përballur me një kërcënim të madh nga mbështetësit vendas të organizatës terroriste ISIS. Ai po ashtu tha se rrezik paraqesin të liruarit nga burgjet që nuk janë penduar për veprimet për të cilat janë dënuar. Mijëra pjesëtarë të grupiut terrorist ISIS janë shtetas francezë, shumica me të kaluar kriminale dhe ish-të burgosur në Francë. Madje edhe autorët e sulmeve terroriste në Paris ku mbetën të vrarë mbi 130 njerëz, më parë ishin arrestuar nga policia franceze për krime të ndryshme dhe më pas ishin liruar.