Rusia merr haraç të ri lufte në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76760-rusia_merr_haraç_të_ri_lufte_në_siri
Zv/presidenti i kompanisë teknologjike radioelektronike të Rusisë njoftoi se disa raketa Tow prodhim amerikan janë konfiskuar në Siri dhe janë transferuar në Rusi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 30, 2018 03:47 Europe/Tirane
  • Rusia merr haraç të ri lufte në Siri

Zv/presidenti i kompanisë teknologjike radioelektronike të Rusisë njoftoi se disa raketa Tow prodhim amerikan janë konfiskuar në Siri dhe janë transferuar në Rusi.

Vladimir Mikajev, tha se raketat e reja që do të dërgohen në Siri do të prodhohen n bazë të teknologjisë së raketave amerikanë. Duke pajisur sistemin e mbrojtjes ajrore të vendit, ushtria siriane po përgatit armë dhe teknologji të avancuar për t'u marrë me çdo agresion të mundshëm. Mbrojtja ajrore e Sirisë më 10 shkurt ka vendosur sistemin e mbrojtjes ajrore më të shquar të quajtur Sam-5s (0S20), duke shënjestruar avionët luftarakë F-16 të Izraelit në jug të Sirisë dhe thuhet se ka rrëzuar një avion izraelit në rajonin e pushtuar palestinez Al Xhalil. Më 14 prill Amerika, Britania dhe Franca hodhën mbi 100 raketa në zona të ndryshme të Sirisë, me pretekstin e një sulmi kimik në Duma të Sirisë, por mbrojtja ajrore e Sirisë me sukses ka rrëzuar 71 raketa nga 103 gjithsej sa ishin hedhur.