Amerika ka kufizuar vizat për kinezët
Qeveria amerikane ka kufizuar dhënien e vizave për shtetasit kinezë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Associated Press, qeveria amerikane prej 11 qershorit do të vendosë masa të reja për dhënien e vizave për shtetasit nga Kina. Sipas urhdrit më të ri të lëshuar nga DASH për ambasadat dhe konsullatat amerikane, studentëve kinezë në degët, robotik, aeronautikë dhe teknologji të avancuar HI-Tech, do tu jepet vizë një vjeçare. Ndërkohë ata shtetas kinezë që kryejnë aktivitete hulumtuese ose janë drejtues kompanish duhet të marrin konfirmimin nga disa organe amerikane përpara sesa të marrin vizën për në Amerikë. Këto masa që Uashingtoni ka vendosur ndaj shtetasve kinezë janë në kuadër të ligjit për tu përballur me vjedhjen e privacisë intelektuale. Vlen të theksohet se kohët e fundit janë shtuar shumë tensionet mes Kinës dhe Amerikës, sidomos pas vendimit të presidentit amerikan për të shtuar tarifat doganore për çelikun dhe aluminin.