Instituti shkencor i PE shqyrton marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76784-instituti_shkencor_i_pe_shqyrton_marrëveshjen_bërthamore
Instituti shkencor i Parlamentit Evropian kohët e fundit ka shqyrtuar një raport mbi të ardhmen e marrëveshjes bërthamore dhe mënyrat për të zbutur pasojat negative të ri-vendosjes së sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2018 11:26 Europe/Tirane
  • Instituti shkencor i PE shqyrton marrëveshjen bërthamore

Instituti shkencor i Parlamentit Evropian kohët e fundit ka shqyrtuar një raport mbi të ardhmen e marrëveshjes bërthamore dhe mënyrat për të zbutur pasojat negative të ri-vendosjes së sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Ky raport tetë faqesh të titulluar "Ardhmëria e Marrëveshjes Bërthamore të Iranit: Presioni amerikan deri në çfarë mase mund të izolojë Iranin?" mund të gjendet në faqen e internetit të Parlamentit Evropian. Në këtë raport janë trajtuar sfondi i kritikave ndaj marrëveshjes bërthamore dhe reagimi i Iranit, BE dhe nënshkruesve tjerë të marrëveshjes bërthamore. Shqyrtimi i rreziqeve që përballen kompanitë evropiane me sanksionet amerikane kundër Iranit dhe mënyrat për të zbutur pasojat negative të kësaj sjelljeje të Uashingtonit është një pjesë tjetër e raportit.