Danimarka ndalon veshjen e burkas dhe nikabit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76868-danimarka_ndalon_veshjen_e_burkas_dhe_nikabit
Danimarka është bërë shteti më i fundit evropian që ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në publik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 31, 2018 16:55 Europe/Tirane
  • Danimarka ndalon veshjen e burkas dhe nikabit

Danimarka është bërë shteti më i fundit evropian që ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në publik.

Parlamenti danez ka votuar në Kopenhagë në favor të ndalimit, i cili kufizon personat që të veshin burka dhe nikab, e të cilat kryesisht përdoren nga gratë myslimane. Ata që nuk i përmbahen ndalesës në tri herët e para do të dënohen me 160 dollarë, ndërsa pas herës së katërt do të ndëshkohen me 1,600 dollarë gjobë. Zbatimi i këtij ndalimi fillon nga 1 gushti. Vëzhguesi për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka thënë se ligji i ri është “diskriminues për të drejtat e grave”. “Të gjitha gratë duhet të jenë të lira për të veshur çfarë duan dhe të shprehin identitetin dhe besimet e tyre”, është thënë në deklaratë. Belgjika, Bullgaria, Franca, Holanda dhe rajoni i Bavarisë në Gjermani kanë vënë kufizime për këto lloj veshjesh në publik.