Emisari i Kim takohet me Pompeon në Uashington
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76874-emisari_i_kim_takohet_me_pompeon_në_uashington
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pati një “darkë pune” të përshkruar si tejet pozitive me Kim Yong-chol, krahun e djathtë të kreut koreano-verior, Kim Jong-un, para bisedimeve të së enjtes për takimin e mundshëm ndërmjet tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump, muajin që vjen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2018 13:51 Europe/Tirane
  • Emisari i Kim takohet me Pompeon në Uashington

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pati një “darkë pune” të përshkruar si tejet pozitive me Kim Yong-chol, krahun e djathtë të kreut koreano-verior, Kim Jong-un, para bisedimeve të së enjtes për takimin e mundshëm ndërmjet tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump, muajin që vjen.

Kim Yong-chol është zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut që viziton Shtetet e Bashkuara në 18 vite. As ai, e as Sekretari Pompeo nuk folën me gazetarët. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë dha disa detaje duke pohuar ndër të tjera se, diskutimet për “çarmatimin e plotë bërthamor” nuk përfshinë sistemin e armatimit amerikan, një ombrellë mbrojtëse që mbulon Korenë e Jugut, e cila përfshin nëndetëse bërthamore dhe bombardues strategjikë, që mund të bartin bomba nukleare. Mendohet se Veriu komunist mund të ketë më shumë se një duzinë armësh atomike. Pasi e anuloi takimin historik javën e kaluar, Trump ktheu mendje e tani pohon se ka ndërmend të marrë pjesë në të, duke shkruar në “Twitter”: Përgjigje pozitive ndaj letrës sime, faleminderit! Për ekspertët, vendimi i Kim Jong-unit për të dërguar në Uashington njeriu e tij të besuar duhet parë si një fillim premtues.