India injoron paralajmërimin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76934-india_injoron_paralajmërimin_amerikan
Përkundër paralajmërimit të SHBA për marrëveshje me Moskën, Ministria e Mbrojtjes e Indisë ka në plan të miratojë blerjen e pesë sistemeve raketore S-400 nga Rusia.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 01, 2018 17:41 Europe/Tirane
  • India injoron paralajmërimin amerikan

Përkundër paralajmërimit të SHBA për marrëveshje me Moskën, Ministria e Mbrojtjes e Indisë ka në plan të miratojë blerjen e pesë sistemeve raketore S-400 nga Rusia.

Zyrtarët nga Ministria e Mbrojtjes e Indisë kanë thënë se nuk ka marrë udhëzime nga qeveria e Indisë për të ndaluar blerjen e pesë sistemeve raketore S 400 me vlerë 5.5 miliardë dollarë nga Rusia. Autoritetet indiane kanë njoftuar se Komiteti i Sigurisë i qeverisë, i kryesuar nga kryeministri Narendra Moody, do të marrë vendimin përfundimtar për këtë çështje. Ministria e Mbrojtjes e Indisë është e mendimit se nëse India tërhiqet në këtë fazë të marrëveshjes me Rusinë, Moska mund t’i shesë këtë sistem raketor Kinës dhe Pakistanit.