Betohet qeveria e re italiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76936-betohet_qeveria_e_re_italiane
Pas 88 ditësh nga zgjedhjet e 4 marsit, Italia ka qeverinë e saj. Më në fund është arritur marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Lidhja. Kabineti i ri qeveritar është betuar para presidentit italian, Sergio Mattarella pasditen e sotme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2018 13:14 Europe/Tirane
  • Betohet qeveria e re italiane

Pas 88 ditësh nga zgjedhjet e 4 marsit, Italia ka qeverinë e saj. Më në fund është arritur marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Lidhja. Kabineti i ri qeveritar është betuar para presidentit italian, Sergio Mattarella pasditen e sotme.

Presidenti i dha mandatin e kryeministrit, juristit Giuseppe Conte, ndërsa dy liderët e koalicionit qeverisës Luigi Di Maio e Matteo Salvini do mbulojnë rolin e zëvendës/kryeministrave. Gjithashtu, Matteo Salvini, do të jetë Ministër i Brendshëm ndërsa Luigi Di Maio në postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Punës e Politikave Sociale. Qeveria Conte do të ketë 18 ministra, 5 prej të cilave janë femra. Ekonomisti, Paolo Savona, i debatuar më herët për postin e Ministrit të Ekonomisë e Financave, do të jetë Ministër për Politikat e Bashkimit Europian, ndërsa Ministër i Ekonomisë është emëruar Profesori Giovanni Tria. Ministër i Jashtëm është emëruar Enzo Moaveri, me një eksperiencë profesionale të gjatë pranë institucioneve europiane e ish-Ministër i Politikave europiane në qeverinë Letta e Monti. "Do të punojmë fort për të arritur të gjitha objektivat e programit tonë qeverisës", janë fjalët e para të Giuseppe Contes si kryeministër. "Do të punojmë fort për të përmirësuar cilësinë e jetës të të gjithë itlianëve." Në ora 16.00 të pasdites së sotme, Qeveria e re italiane do të bëjë betimin tek Presidenti Sergio Mattarella