Shkaqet e tërheqjes së Izraelit nga sulmi i gjerë kundër Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76966-shkaqet_e_tërheqjes_së_izraelit_nga_sulmi_i_gjerë_kundër_gazës
Ndërsa lufta midis Izraelit dhe grupeve të rezistencës palestineze u intensifikua, kabineti i sigurisë sioniste, i cili kërkoi të sulmonte dhe të pushtonte rripin e Gazës, u tërhoq nga plani i tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2018 05:04 Europe/Tirane
  • Shkaqet e tërheqjes së Izraelit nga sulmi i gjerë kundër Gazës

Ndërsa lufta midis Izraelit dhe grupeve të rezistencës palestineze u intensifikua, kabineti i sigurisë sioniste, i cili kërkoi të sulmonte dhe të pushtonte rripin e Gazës, u tërhoq nga plani i tij.

Kabineti izraelit i sigurisë pretendoi se në thelb nuk kishte një plan për një sulm gjithëpërfshirës dhe okupimin e ri të Rripit të Gazës. Kërkesa erdhi pasi ministri i drejtësisë Eilat Shaked dhe Yuval Steinitz, ministri i energjisë i regjimit sionist ditët e fundit, në mënyrë eksplicite kërkuan një veprim të plotë ushtarak dhe ri-okupimin e Rripit të Gazës për t'i dhënë fund administrimit të Hamasit. Pyetja kryesore është se përse Këshilli i Sigurimit i Izraelit u detyrua të tërhiqej nga plani për të nisur një ofensivë gjithëpërfshirëse për okupimin e Gazës? Arsyeja më e rëndësishme në këtë drejtim është aftësia për të mbrojtur e grupeve të rezistencës palestineze. Pasi Izraeli lëshoi dhjetëra raketa në Gaza kundër brigadave al-Qassem dhe Al-Kuds gjatë ditëve të kaluara, ai u përball me një reagim vendimtar nga grupet e rezistencës palestineze. Grupet e rezistencës lëshuan rreth 130 raketa dhe mortaja në tokat e pushtuara palestineze. Kjo aftësi e grupeve të rezistencës shkaktoi frikë tek regjimi sionist dhe e ndaloi atë nga vazhdimi i sulmeve kundër Rripit të Gazës. Një faktor tjetër në këtë drejtim është përvoja historike e Izraelit. Izraeli e ka pushtuar Rripin e Gazës për 35 vjet dhe përfundimisht në vitin 2005 u detyrua të përfundojë okupimin e këtij rajoni. Okupimi përfundoi në vitin 2005, në kohën kur autoritetet sioniste kishin ëndërruar për krijimin e një Izraeli të madh. Në fakt, Izraeli përfundoi okupimin e Gazës në vitin 2005, pasi nuk ishte i aftë t'i rezistonte grupeve të rezistencës palestineze. Ky regjim edhe sot do të përballet me pasiguri dhe destabilizim në të gjithë territoret e okupuara në qoftë se edhe një herë kërkon të pushtojë Gazën. Vitin e kaluar, kreu i opozitës izraelite, Isak Herzog, ka thënë: "Tani ka një qeveri të armatosur në Gaza dhe kemi dështuar në tre luftërat që filluam kundër tyre, ata kanë përparuar më vete, ndërsa kanë rrjete tunelesh dhe sisteme raketash dhe janë vazhdimisht duke e kërcënuar Izraelin. Raketat e lëshuara nga Qasem çdo vit janë katërfishi i shumës që ka qenë para zbatimit të planit në vitin 2005. Prandaj, mund të thuhet se përveç fuqisë së mbrojtjes, fuqia parandaluese e grupeve të rezistencës palestineze ka çuar gjithashtu në tërheqjen e Izraelit, nga një plan gjithëpërfshirës sulmimi dhe okupimi i Rripit të Gazës. Një çështje tjetër është se Izraeli në thelb nuk është në një pozicion për t'u marrë me grupet e rezistencës dhe të kryejë sulme ushtarake ndaj tyre, por Izraeli ka treguar se vitet e fundit është mësuar të kryejë atë që udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei e quajti "Sulmo dhe mbathja". Të njëjtat sulme "sulmo dhe mbathja" gjithashtu u pasuan me një përgjigje vendimtare nga grupet e rezistencës të cilët i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme regjimit sionist. Pika përfundimtare është se Izraeli ka frikë nga mbështetja popullore për grupet e rezistencës, si dhe nga intensifikimi i armiqësisë dhe neveritjes së botës islamike kundër këtij regjimi. Për më shumë se dy muaj, populli i Gazës ka organizuar protestat për të drejtën e kthimit dhe pavarësisht se më shumë se 130 persona kanë rënë dëshmorë dhe rreth 13,000 të tjerë janë plagosur, ata ende vazhdojnë tubimet dhe protestat. Sulmi i Izraelit në Rripin e Gazës do të ballafaqohet me reagimin më intensiv të popullit palestinez, si dhe me konsensusin e kombeve myslimane në mbrojtje të Palestinës dhe kjo është frika që Izraeli e ndjen në të gjithë qenien e vet.