Malmstrom: Tarifat tregtare dobësojnë marrëdhëniet SHBA-Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76978-malmstrom_tarifat_tregtare_dobësojnë_marrëdhëniet_shba_evropë
“Masat e Trumpit do t’i shkaktojnë dëm të madh industrisë sonë të çelikut dhe aluminit”, tha Malmstrom.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2018 07:31 Europe/Tirane
  • Malmstrom: Tarifat tregtare dobësojnë marrëdhëniet SHBA-Evropë

“Masat e Trumpit do t’i shkaktojnë dëm të madh industrisë sonë të çelikut dhe aluminit”, tha Malmstrom.

Ajo i hodhi poshtë pohimet e Trumpit se “tarifat kanë qenë të nevojshme për sigurinë kombëtare të SHBA-së”. "Siguria e brendshme nuk është relevante; është proteksionizëm i pastër", tha Malmstrom. Më herët, Bashkimi Evropian tha se do të ndërmarrë disa masa hakmarrëse, duke vënë tarifa mbi mallrat amerikane, nisur nga motorët Harley-Davidson deri te prodhimet e ushqimit. BE-ja po ashtu planifikon ta sfidojë vendimin e Trumpit në Organizatën Botërore të Tregtisë.