Letra gjigante e Un për Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77006-letra_gjigante_e_un_për_trump
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një foto të presidentit të Amerikës duke pranuar një letër në një zarf shumë të madh dërguar nga lideri i Koresë Veriore të cilën ia ka dorëzuar atij ish-shefi i inteligjencës së Koresë Veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2018 09:04 Europe/Tirane
  • Letra gjigante e Un për Trump

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një foto të presidentit të Amerikës duke pranuar një letër në një zarf shumë të madh dërguar nga lideri i Koresë Veriore të cilën ia ka dorëzuar atij ish-shefi i inteligjencës së Koresë Veriore.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se kjo foto tregon se Donald Trump, presidenti i Amerikës, me buzëqeshje qëndron përkrah Kim Jung Chul, ish-shefit të inteligjencës së kores Veriore dhe këshilltari i lartë aktual i liderit të Koresë Veriore dhe në dorë mbanë një zarf shumë të madh. Trump në fillim kishte thënë se kishte pranuar një letër shumë të bukur nga ana e Kim Jung Un, liderit të Koresë Veriore, mirëpo disa minuta më pas kishte pohuar se akoma nuk e kishte hapur dhe nuk e kishte lexuar letrën në fjalë. Pas këtij takimi, Trump u kishte thënë gazetarëve se më datë 12 qershor do të takohet me Kim Jung Un në Singapor, deklaratë kjo që tregon ringjalljen e programit për takimin i cili javën e kaluar ishte anuluar nga Trump. Sidoqoftë përmasat e kësaj e kësaj letre kanë ngjallur një valë të madhe të reagimeve në rrjetet sociale ku përdoruesit e internetit kanë përqeshur presidentin amerikan. Për shembull Anna Fifild, drejtorja e gazetës "Washington Post" në Tokio në reagim ndaj këtij zarfi të letrës,  vuri në dukje deklaratat e mëparshme të Trump kundër Kim Jung Un dhe ka thënë se Kim Jung Un ka një sustë shumë të madhe bërthamore. Kur të bëhet fjalë për sustat atomike dhe tani për zarfet e letrave, përmasat e tyre janë çështje shumë të rëndësishme, - ka shkruar ajo në vazhdim. Trump të premten kishte theksuar se takimi i tij me Kim Jung Chul ishte vetëm për të pranuar letrën e liderit të Koresë Veriore, mirëpo ky takim ka zgjatur 80 minuta dhe ata kanë biseduar në lidhje me çështje të ndryshme gjatë këtij takimi.