Pamje të rralla nga rezidenca e Kim Jung Un
Një fotograf rus gjatë vizitës në Korenë Veriore, ka marrë disa fotografi nga një prej pallateve luksoze të liderit të ri të Koresë Veriore në periferi të Penianit.
Gazeta "Daily Mail" ka shkruar se vendi ku ka marrë fotografi Valeri Sharifolin, gazetari rus, nuk dihet me saktësi, mirëpo me siguri se është një zonë në periferi të Penianit dhe ajo është një rezidencë moderne me një kopsht të bukur dhe me dekoracion minimalist. Qasja e Sharifolin në këtë rezidencë ka ndodhur gjatë kohës së vizitës së Sergei Lavrov, ministrit të jashtëm të Rusisë Penian. Pamjet e kësaj rezidence tregojnë aspekte të padukshme të jetës private të Kim Jung Un. Megjithëkëtë një ish-truproje e tij thotë se ai ka edhe tetë pallate të tjera jashtë kryeqytetit.