Kuvajti synon të dërgojë dosjen Palestinës në AP të OKB
Përfaqësuesi i Kuvajtit në OKB ka deklaruar se Kuvajti synon të propozojë një rezolutë në lidhje me Palestinën në AP të OKB.
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Mansur Al-Atibi, përfaqësuesi i përhershëm i Kuvajtit në OKB, ka deklaruar se pas vetos së Amerikës ndaj projektrezolutës së propozuar nga Kuvajti në KS të OKB, Kuvajti synon që këtë projektrezolutë ta propozojë në AP të OKB. Dje në mbrëmje projektrezoluta e propozuar nga Kuvajti në lidhje me Palestinën në KS të OKB është mbështetur nga 10 vendet anëtare të KS të OKB, por nuk arriti të miratohet pasi Amerika përdori të drejtën e vetos. Nga ana tjetër Amerika ka paraqitur një projektrezolutë tjetër në lidhje me zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe në favor të Izraelit, por 11 vendet anëtare abstenuan ndaj kësaj rezolute dhe asnjë vend nuk e mbështeti këtë rezolutë.