Gjermania kundërshton faljen e borxheve të qeverisë italiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77058-gjermania_kundërshton_faljen_e_borxheve_të_qeverisë_italiane
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka kundërshtuar faljen e borxhit të qeverisë italiane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 03, 2018 10:03 Europe/Tirane
  • Gjermania kundërshton faljen e borxheve të qeverisë italiane

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka kundërshtuar faljen e borxhit të qeverisë italiane.

Borxhi, faljen e të cilit e ka kundërshtuar kancelarja e Gjermanisë, përllogaritet 290 miliard euro. Nga ana tjetër kreu i “Forza Italia”-s, Silvio Berlusconi nuk ia jep votëbesimin qeverisë së sapokrijuar italiane mes “Lëvizjes 5 yjet” dhe “Lega Nord”. Gjendemi përballë një momenti tejet të vështirë, me një formulë qeverisjeje të padëgjuar më parë dhe kontradiktore, e cila nuk është zgjedhur nga italianët përmes një vote që duhet të përcjellë vlera e programe të kundërta me ato të diktuara nga populizmi”, ishte komenti i “kavaljerit”. “Ne jemi për Europën, garantuesen e paqes në 70 vitet e fundit pas dy luftrave botërore. ‘Forza Italia’ do të jetë shumë e rreptë në kundërshtimin ndaj çdo gjëje që nuk e konsideron pozitive për italianët”, tha Berlusconi.“Sot Italisë i lipset tjetër gjë, – vazhdon ish-kryeministri.  Ashtu si në vitin 1994 kur bëmë që të rilindte qendra e djathtë, duhet të mobilizohemi për t’i dhënë një zë Italisë, që nuk mund të identifikohet as me qeverinë verdhegjelbër, e as me të majtën”. Partia e Berlusconit mori pjesë në zgjedhjet e 4 marsit, si koalicion me “Lega Nord”, por ndryshe nga sa priste Berlusconi, forca politike e Matteo Salvinit ishte ajo që grumbulloi numrin më të madh të votave. Qeveria e re populiste e Italisë, e drejtuar nga Giuseppe Conte, bëri betimin një ditë më parë, duke i dhënë fund muajsh të tërë pasigurie politike në vend, por duke ngjallur tani një lloj tjetër pasigurie, këtë herë jashtë kufijve.