Merkel: Borxhet e Italisë nuk do të falen
Kancelarja gjermane tha se borxhet e qeverisë italiane nuk do të falen.
Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, Angela Merkel tha se parimi i solidaritetit midis vendeve të Eurozonës nuk do të krijojë asnjë arsye që borxhe të tilla si borxhi i Italisë, të falen. Ndër të tjera, Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se do t’i afrohet qeverisë populiste të Italisë, me një mendje të hapur dhe do të tentojë të punojë me të “në vend të spekulimit ndaj qëllimit të tyre”. Partneri kyç në koalicionin e ri të Italisë, Lidhjes djathtiste, ka qenë gjithmonë kritike ndaj Bashkimit Evropian. Lideri i kësaj partie Matteo Salvini, ministër i Brendshëm i Italisë, tha se italianët nuk janë skllavë të shteteve të fuqishme të BE-së, si Gjermania e Franca. Merkel, pas këtyre komenteve, deklaroi për mediet gjermane se është më mirë të fokusohemi në diskutimin e çështjeve si ekonomia. Ajo tha se Gjermania ka në interes të ruaj Evropën dhe t’i jap zë, në një kohë kur rregulli botëror po ndryshon, duke përfshirë rolin e SHBA-ve.