Putin fton Kim Jong Un në Kremlin
Qershor 04, 2018 15:33 Europe/Tirane
Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un në Rusi, për të marrë pjesë në një forum global që mbahet në Rusi.
Zëdhënësi i Presidencës Ruse, Dmitry Peskov u tha gazetarëve në Moskë, se Presidenti Putin ia kishte dërguar ftesën Kim Jong Un-it me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë vizitës së këtij të fundit në Penian javën e kaluar. Zëdhënësi i Kremlinit tha se Putin e kishte ftuar udhëheqësin koreanoverior të merrte pjesë në Forumin Ekonomik të vendeve të Lindjes së Largët, që është në plan të mbahet në qytetin port Vladivostok në muajin shtator.
Tags