Putin mirëpret reduktimin e tensioneve në Gadishullin Korean
https://parstoday.ir/sq/news/world-i77224-putin_mirëpret_reduktimin_e_tensioneve_në_gadishullin_korean
Presidenti i Rusisë ka mirëpritur uljen e tensioneve në Gadishullin Korean.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 05, 2018 08:06 Europe/Tirane
  • Putin mirëpret reduktimin e tensioneve në Gadishullin Korean

Presidenti i Rusisë ka mirëpritur uljen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të hënën duke mirëpritur uljen e tensioneve në Gadishullin Korean, deklaroi se çarmatosja bërthamore e Koresë Veriore nuk duhet të zhvillohet në një rrugë të njëanshme. Presidenti i Rusisë shtoi se në rast s Koreja Veriore pezullon testimet bërthamore dhe raketore, Uashingtoni duhet ta shpërblejë Penianin. Putin ka thënë se Rusia si një vend që ka kufij të përbashkët me Korenë Veriore, po vëzhgon situatën në detaje dhe është e shqetësuar për shpërthimin e çfarëdo lloj konflikti të mundshëm. Putin u shpreh optimist se takimi i 12 qershorit të vitit 2018 mes Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe Kim Jung Un, liderit të Koresë Veriore, do të ndihmojë në shuarjen e tensioneve.